Nesër hyjnë në grevë punëtorët shëndetësorë në Kosovë
Sipas Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK), greva e përgjithshme e caktuar për nesër, e enjte datë 25.11.2021 do të mbahet duke filluar nga ora 07:00 e mëngjesit deri në ora 15:00 në të gjitha institucionet shëndetësore publike të Republikës së Kosovës. “Këshilli Qendror Grevist kërkon mirëkuptim nga qytetarët e Republikës së Kosovës […]
Sipas Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK), greva e përgjithshme e caktuar për nesër, e enjte datë 25.11.2021 do të mbahet duke filluar nga ora 07:00 e mëngjesit deri në ora 15:00 në të gjitha institucionet shëndetësore publike të Republikës së Kosovës.
“Këshilli Qendror Grevist kërkon mirëkuptim nga qytetarët e Republikës së Kosovës gjatë Grevës respektivisht solidarizim me punëtorët shëndetësor të cilët po e shfrytëzojnë një të drejtë ligjore për kërkesat sublime të tyre siq janë kushte më të mira për punë dhe mirëqenie sociale.
Grevën nuk e duam ne por atë po na e imponon injoranca e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet nga FSSHK.