Nesër hapen terminet për viza pune në Ambasadën Gjermane
- 31.05.2022

Sipas njoftimit të kësaj ambasade, lista e regjistrimeve për termine në korrik do të hapet nesër më 01.06.2022 në orën 14:00 deri më 13.06.2022 në orën 14:00.
Deri më tani mijëra kosovarë kanë aplikuar për të siguruar një termin për vizë pune.
Ndryshe dhënia e termineve për viza sipas § 26 Neni 2 Rregullja e Ballkanit Perëndimor ka ndryshuar që nga 1 dhjetor i vitit 2021, kjo për shkak të kërkesës tejet të lartë për caktim të termineve, e cila i tejkalon dukshëm terminet që janë në dispozicion. Duke filluar nga dhjetori 2021 terminet po caktohen nëpërmjet procedures së tërheqjes së shortit.