Nesër fillon vendosja e stikersave për automjetet e regjistruara

14.03.2022

Sami Mazreku, drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS) tha se janë aktualisht  rreth 210 mijë vetura të paregjistruara, numër ky që sipas tij është mjaftë shqetësues i cili krijon probleme për të ecur tutje në drejtim të përafrimit të procesit të Kartonit të Gjelbër. Drejtori i BKS-së, Sami Mazreku ka thënë për RTKLive se […]

Nesër fillon vendosja e stikersave për automjetet e regjistruara


Sami Mazreku, drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS) tha se janë aktualisht  rreth 210 mijë vetura të paregjistruara, numër ky që sipas tij është mjaftë shqetësues i cili krijon probleme për të ecur tutje në drejtim të përafrimit të procesit të Kartonit të Gjelbër.

Drejtori i BKS-së, Sami Mazreku ka thënë për RTKLive se nesër prej orës 10:00 nis të zbatohet në praktikë vendosja e stikersave, për të cilat qytetarët nuk janë të obliguarë të paguajnë.

“Siç kemi paralajmëruar ditë më parë, si Byro bashkë me Bankën Qendrore të Kosovës, kompanitë e sigurimeve, Agjencinë e Regjistrimit Civil, kemi përfunduar të gjitha aspektet teknike procedurale për me filluar nesër me vendosur stiksersa.

Është premtuar çdoherë për me marrë veprime konkrete për me ul këtë numër të automjeteve të paregjistruara mirëpo asnjë herë nuk është bërë diçka konkrete, por tash është hera e parë që Byroja me përkrahjen e BQK-së, dhe aksionar të sigurimeve për këtë projekt të parë që po përkrahet me qëllim që ky numër të ulet në një masë të madhe.

Ne po tentojmë që me këtë projekt me i ndihmuar policisë së Kosovës për t’i parë veturat në trafik pa pasur nevojë me i ndalë se a janë të regjistruara apo paregjistruar. Stikersi do të ketë ngjyrën dalluese vjetore, si dhe datat tjera për ti dalluar policia se deri në cilin muaj i skadon regjistrimi”, u shpreh ai.

Drejtori Mazreku tha se kostoja e këtij projekti është përkrahur nga aksionarët e kompanive të sigurimeve, kjo kosto mbulohet prej anëtarëve të Byrosë.

”Komplet kostoja e këtij projekti është përkrahur nga aksionarët e kompanive të sigurimeve, kjo kosto ka me u mbuluar prej anëtarëve të Byrosë. Ka me pasur zero kosto për qytetarin. Madje, kemi kërkuar edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme që të gjithë ata qytetarët që i kanë siguruar veturat para datës 15 mars, e të cilët dëshirojnë me u pajisur stikeres me pasur mundësi që në mënyrë vullnetare me shkuar nëpër qendrat e regjistrimit me marrë stiskersat, meqenëse nuk kanë fare pagesë”, tha ai.

Etiketat