Nesër bëhet betimi i ushtarëve të rinj të FSK-së
Nga Ministria e Mbrojtjes kanë theksuar se ceremonia e betimit të ushtarëve të rinj fillon nga ora 10:00 në kazermën e Komandës dhe Doktrinës së FSK-së në Ferizaj. Gjithashtu, nga kjo ministri kanë bërë të ditur se të pranishëm në këtë ceremoni të pranishëm do të jenë Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj si dhe zyrtarë […]
Nga Ministria e Mbrojtjes kanë theksuar se ceremonia e betimit të ushtarëve të rinj fillon nga ora 10:00 në kazermën e Komandës dhe Doktrinës së FSK-së në Ferizaj.
Gjithashtu, nga kjo ministri kanë bërë të ditur se të pranishëm në këtë ceremoni të pranishëm do të jenë Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj si dhe zyrtarë të lartë të Qeverisë.
Komunikata e plotë e Ministrisë së Mbrotjejs të Republikës së Kosovës:
Nesër mbahet ceremonia e betimit të ushtarëve të rinj të FSK-së
Ftohen përfaqësuesit e mediave që të përcjellin aktivitetin e ceremonisë së betimit të ushtarëve të rinj të FSK-së, me 29.07.2022 (ditë e premte), duke filluar nga ora 10:00, në kazermën e Komandës dhe Doktrinës të FSK-së në Ferizaj.
Të pranishëm në ceremoni do të jenë: Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, zyrtarë të lartë të qeverisë së Republikës së Kosovës, gjeneralë dhe oficerë të lartë të FSK-së, familjarë dhe të ftuar të tjerë.
Paraprakisht ju faleminderit për bashkëpunimin.