Nëse zgjedhjet do të mbaheshin në qershor: LVV 56 deputetë, PDK 18, LDK 18 dhe AAK 8

08.07.2020

Kështu bënë të ditur Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi duke u bazuar në sondazhin e muajit qershor. Kanë mjaftuar vetëm 120 ditë të qeverisë Kurti për ta përmbysur komplet skenën politike në vend. Qytetarët e vendit kanë dëshmuar mbështetjen e fuqishme për qeverinë Kurti dhe vendimet e saj. Në sondazhin e muajit qershor qytetarët kanë […]

Nëse zgjedhjet do të mbaheshin në qershor: LVV 56 deputetë, PDK 18, LDK 18 dhe AAK 8 Foto: Ilustrim

Kështu bënë të ditur Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi duke u bazuar në sondazhin e muajit qershor.

Kanë mjaftuar vetëm 120 ditë të qeverisë Kurti për ta përmbysur komplet skenën politike në vend. Qytetarët e vendit kanë dëshmuar mbështetjen e fuqishme për qeverinë Kurti dhe vendimet e saj.

Në sondazhin e muajit qershor qytetarët kanë shprehur përkrahje të madhe për Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe Albin Kurtin.

Në rast se zgjedhjet do të mbaheshin në qershor atëherë Lëvizja VETËVENDOSJE! do të kishte 56 ulëse në Kuvend, ndërkaq si kandidat për Kryeministër Albin Kurti gëzon mbështetjen e 47.8%, të gjithë liderët e tjerë politik së bashku nuk arrijnë këtë përqindje të mbështetjes.