Koalicioni Nëse s’ka marrëveshje VV-LDK, zgjedhjet e reja mbahen në maj

Janë bërë dy muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, por ende nuk është arritur koalicioni në mes LVV-së dhe LDK-së për bashkëqeverisje, ku Vetëvendosje është edhe partia fituese e këtyre zgjedhjeve duke lënë pas partinë e Isa Mustafës dhe Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Sipas deklaratave të zyrtarëve të LVV-së e LDK-së, marrëveshja për bashkëqeverisje ka ngecur pasi që kjo e fundit po insiston të përfshihet edhe posti i presidentit në këto bisedime, gjë që po refuzohet nga partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje.

Armend Muja është shprehur optimist se një koalicion mes këtyre dy subjekteve politike do të ndodhë, duke shtuar se lidhur me kërkesën e LDK për postin e presidentit, se kjo parti duhet ta kuptojë që Lëvizja Vetëvendosje doli e para në këto zgjedhje, por që edhe Vetëvendosje duhet të bëjë lëshime.

Sipas tij nëse nuk ndodh koalicioni mes VV-së dhe LDK-së ka gjasa që vendi të shkojë në zgjedhje në maj, dhe betejën kryesor ai e sheh në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe partive të krahut të luftës PDK-së, AAK-së dhe Nismës, pasi sipas tij LDK do të dobësohet duke kaluar si e partia e tretë krahasuar me zgjedhjet  e 6 tetorit.

Kujtojmë se presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka thirrur seancën për konstituimin e Kuvendit, e që kjo seancë do të mbahet më 26 dhjetor.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.