07.11.2019, 13:23

Nëse Ramush Haradinaj dorëhiqet nga pozita e deputetit, ja kush e zë vendin e tij

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, pas shpalljes së rezultateve nga KQZ ka bërë të ditur se nuk do të ushtroi pozitën e deputetit.

“Jam kryetar i Aleancës, por nuk do të jem në Parlament, do t’i liroj poziten atij që vije me radhë”, ka thënë Haradinaj.

Kandidati i parë në pritje për t’u bërë deputet është ish-këshilltari i Haradinajt, Gazmend Abrashi me 6 671 vota, i cili do ta zë vendin e shefit të parties së tij në Kuvend.

Revilatilizimi i Trepçës, përfundimi i Auto-rrugëve në gjithë Kosovën, funksionalizimi i Hekurudhave për t’u lidhur me Shqipërinë dhe Evropën, aktivizimi i Portit të Shëngjinit që Kosova të ketë dalje në det dhe lidhja me zonën ekonomike të Gjakovës, ishin vetëm disa nga projektet që kishte premtuar Abrashi si kandidat i koalicionit AAK-PSD.

LEXO EDHE:  Gjykata Speciale fton edhe komandant Hoxhën
© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.