Nëse pandemia vazhdon përtej tremujorit të dytë, do të kemi humbje afatgjate në vende të punës dhe prodhim

Raporti i ri i Bankës Botërore për rajonin Evropë dhe Azi Qendrore, projekton që ekonomia e Kosovës – në mënyrë të ngjashme me vendet e tjera të rajonit – do të pësojë një tkurrje në vitin 2020 edhe nëse masat parandaluese hiqen gjatë tremujorit të dytë të vitit.

Për Kosovën, raporti projekton që – në mënyrë të ngjashme me vendet e tjera të rajonit – ekonomia do të pësojë një tkurrje në vitin 2020**, edhe nëse masat parandaluese hiqen gjatë tremujorit të dytë të vitit.

Përveç mbylljes së përkohshme të aktiviteteve kyçe ekonomike dhe humbjes së të hyrave të lidhura, në Kosovë ndikimi i pandemisë do të shoqërohet kryesisht me uljen e eksporteve të nxitura nga diaspora, të remitancave informale, si dhe të IHD-ve në ndërtimin e banesave; por ekonomia pritet të rimëkëmbet në vitin 2021.

Sidoqoftë, nëse pandemia vazhdon përtej tremujorit të dytë të vitit 2020, ndikimi i COVID-19 do të jetë më i ashpër në anën e furnizimit të ekonomisë, duke çuar në humbje afatgjata në vende të punës dhe prodhim.

Banka Botërore është duke përfunduar një program aktivitetesh në ndihmë të Kosovës për menaxhimin dhe zbutjen e ndikimit të krizës, përfshirë një projekt të ri të shpejtë për t’iu përgjigjur prioriteteve urgjente të sektorit shëndetësor dhe për të mbrojtur të hyrat e amvisërive; një ristrukturim i projekteve të aprovuara tashmë për të mobilizuar fonde në mbështetje të NVM-ve; dhe së fundi një operacion kredie i politikave për zhvillim për të mbështetur rimëkëmbjen ekonomike dhe për të ndihmuar në financimin e buxhetit. Së bashku, këto programe ka të ngjarë të tejkalojnë 120 milionë euro.

RAPORTO