Nëse pandemia do të vazhdojë, atëherë vendi nuk mund ta rimëkëmb ekonominë deri në vitin 2023

Nëse në muajin qershor stabilizohet gjendja e krijuar nga koronavirusi vlerësohet se Kosova mund ta rikthej gjendjen ekonomike gjatë këtij viti.

Por nëse pandemia do të vazhdojë, atëherë vendi nuk mund ta rimëkëmb ekonominë deri në vitin 2023. Kështu bëri të ditur në një intervistë për Ekonomia Online, eksperti i çështjeve ekonomisë, Muhamet Mustafa.

“Janë dy variante, nëse në qershor vjen normalizimi atëherë gjendja do të jetë në situatën siç ka qenë para virusit dhe do të ketë mundësi të rimëkëmbet në kuartalin e dytë të 2020. Nëse do të vazhdoj edhe me tutje neve do të na gjejë 2022-2023 që të kthehemi në gjendjen e mëparshme”.

“Ne nuk jemi te sigurt se çfarë do të ndodhë. Pasi nëse kemi raste do të sanksionohen prapë bizneset dhe pasojat do të jenë të rënda”, tha Mustafa.

Mustafa potencoi se do të ketë ndikime negative në shumë fusha, ku sipas tij, do të ketë rënie të bruto produktit për 5 për qind si dhe punësimeve.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.