Nëse nuk i vendosni gomat e dimrit, nga nesër mund të gjobiteni nga policia deri në kaq euro

Ditë më parë Policia e Kosovës ka njoftuar të gjithë drejtuesit e automjeteve se ndërrimi gomave të verës në ato të dimrit duhet të bëhet nga data 15 nëntor dhe do të zgjasë der më 15 mars.

Të gjithë drejtuesit e automjeteve pa marrë parasysh kushtet atmosferike, duhet t’i ndërrojnë gomat e verës me ato të dimrit si dhe duhet të kenë me vete pajisje të tjera dimërore, në të kundërtën do të gjobitën.

Gjithashtu, Policia e Kosovës ka apeluar të gjithë pjesëmarrësit në trafik që tq kenë kujdesë gjatë ngasjes.

Ligji për rregullat e trafikut rrugor parasheh dënime për shoferët që gjatë dimrit, periudhë që përfshin kohën ndërmjet 15 nëntorit dhe 15 marsit, ngasin automjetet e tyre pa pajisje dimërore.

Drejtuesi i automjetit nëse nuk ka me vete pajisje dimërore, dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej 40 eurosh.

Sipas Ligjit, dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej 100 deri në 300 euro, edhe personi juridik apo institucioni publik në emër të të cilit dhe brenda autorizimeve të të cilit ka vepruar shoferi.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.