Nëse ndodhë koalicioni, do të jetë koalicion i presionit, jo i shpresës

20.01.2020

Analisti Bajrush Morina ka diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend, pas zyrtarizimit të mandatimit të Albin Kurtit për formimin e qeverisë. Morina nuk është shprehur shumë optimist për arritjen e një marrëveshje koalicioni në mes të Vetëvendosjes dhe LDK-së, raporton Klan Kosova. “Edhe nëse ndodhë koalicioni do të jetë koalicion i presionit, […]

Nëse ndodhë koalicioni, do të jetë koalicion i presionit, jo i shpresës Foto: Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Analisti Bajrush Morina ka diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend, pas zyrtarizimit të mandatimit të Albin Kurtit për formimin e qeverisë.

Morina nuk është shprehur shumë optimist për arritjen e një marrëveshje koalicioni në mes të Vetëvendosjes dhe LDK-së, raporton Klan Kosova.

“Edhe nëse ndodhë koalicioni do të jetë koalicion i presionit, jo i shpresës. Nuk shoh jetëgjatësi sepse po krijohet në trysni, qoftë të opinionit publik qoftë ndërkombëtar, nuk po krijohet si shpresë por vetëm me arsyetimit që të vazhdojë formimi i institucioneve”.

Tutje ai ka komentuar video-mesazhin e fundit të Kurtit, përmes të cilit njofton për dërgimin e emrin të tij për kryeministër tek presidenti i vendit Hashim Thaçi.

“Përveç një pamje tjetër të xhirimit të ‘Kinostudios Vetëvendosje e Re’, nuk pash ndonjë porosi optimiste. Në fakt pranoi se ka bërë dy hapa të gabuar – ka shkuar edhe ne kuvend edhe ne takim tek presidenti pa marrëveshje me LDK-në”.

“Ai e ka mandatuar veten pa pasur një marrëveshje dhe pa e pasur në konsideratë se si mandatar i ka vetëm 29 vota. Ai nuk i ka votat dhe kjo video paraqitje e re e Kurtit përmes prodhimit të ‘Kinostudios Vetëvendosje e Re’ nuk është asgjë e re”.