Nëse hyn VV në bashkëqeverisje për ta ‘blu’ LDK-në e ka gabim

12.10.2019

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se nëse Lëvizja Vetëvendosje hyn në bashkëqeverisje me LDK-në për ta “blu” atë, e ka shumë gabim. Haziri, i cili drejton Komunën e Gjilanit, ka thënë se raporti duhet të ndërtohet me mirëbesim dhe korrektësi maksimale. Lutfi Haziri është shprehur se është për marrëveshje qeverisës […]

Nëse hyn VV në bashkëqeverisje për ta ‘blu’ LDK-në e ka gabim Foto: Ilustrim

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se nëse Lëvizja Vetëvendosje hyn në bashkëqeverisje me LDK-në për ta “blu” atë, e ka shumë gabim. Haziri, i cili drejton Komunën e Gjilanit, ka thënë se raporti duhet të ndërtohet me mirëbesim dhe korrektësi maksimale.

Lutfi Haziri është shprehur se është për marrëveshje qeverisës 4+, për t’i zgjidhur problemet e mëdha me Serbinë dhe problemet e brendshme për funksionimin e ligjit.

Ky është shkrimi i Hazirit në llogarinë e tij Facebook:

PDK, në asnjërën prej tri fazave të saj, prej uniformave me armë, demobilizizimit me kravata e këmisha të kaltërta (teget), e deri në qeverisje, e sofistikuar dhe e organizuar mirë, nuk ka mund të shkatërrojë LDK, ani pse këtë e ka pas qëllim kryesor.

Tash, nëse LVV hyn në bashkëqeverisje me qëllimin për ta ‘blu’ LDK-në, e ka shumë gabim. Raporti duhet të ndërtohet me mirëbesim dhe me korrektësi maksimale. Unë jam për një marrëveshje qeverisëse 4+, për t’i zgjidhur problemet e mëdha me Serbinë dhe problemet e brendshme me funksionimin e ligjit.

Kryeministrja apo kryeministri i ardhshëm duhet të jetë i të gjithë qytetarëve dhe linçimet dhe arroganca e çfarëdo natyre, nuk duhet me pas vend në asnjë mënyrë!