Nëse Haradinaj rrëzohet, a mund ta merrë Thaçin me vete?!
Nuk do koment dhe analizë fakti që Qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj i ka ditët e numëruara për të mos thënë orët e numëruara. Ky fakt tashmë çdo ditë e më shumë po bëhet i qartë dhe tejet i kthjellët. Por nuk do të ndalemi te procedurat “formale” që zakonisht organizohen për mocion votëbesimi […]
Nuk do koment dhe analizë fakti që Qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj i ka ditët e numëruara për të mos thënë orët e numëruara. Ky fakt tashmë çdo ditë e më shumë po bëhet i qartë dhe tejet i kthjellët.
Por nuk do të ndalemi te procedurat “formale” që zakonisht organizohen për mocion votëbesimi ndaj një qeverie. Më shumë po ndalemi tek emëruesi i përbashkët i të gjitha mocioneve të deritanishme, që delë të jetë presidenti Thaçi.
Të gjitha qeveritë e krijuara pas luftës ku PDK ka qenë pjesë e tyre në çdo mocion iniciator apo mbështetës kanë qenë Hashim Thaçi dhe deputetët e PDK-së.
Shtrohet pyetja: A mundë ta rrëzojë kryeministri Haradinaj, Hashim Thaçin nga posti i presidentit?!
Logjikisht përgjigjia është “PO”, por si? Përderisa flitet, po punohet dhe po dihet që të rrëzohet Qeveria Haradinaj, kryeministri do duhej që të punojë me një matematikë tjetër e jo të qëndrojë duarkryq.
Tashmë ekzistojnë partitë si LDK, VV, NISMA, PSD, AAK (që sigurisht janë të irrituar) që në një marrëveshje të “fshehtë” mund të rrëzojnë presidentin me 2/3 e votave të të gjithë deputetëve që duke llogaritur i bie LDK (25), VV (19), AAK(12), PSD (12), NISMA (8), pa grup parlamentar(5), 6+ (6) duke përjashtuar disa idhtarë të presidenit brenda këtyre grupeve i bie 87 vota.
Andaj për rrëzimin e presidentit duhet vota e 2/3 të deputetëve. Kjo ashtu kështu do ta dërgonte vendin në zgjedhje dhe vendin e tij do ta merrte kryetari i parlamentit z.Veseli i cili do ta bënte edhe organizimin e zgjedhjeve.
Nëse këtë mund ta arrij Ramush Haradinaj atëherë njëmend do të bëhej “skllotë”!