Nëntë të vdekur brenda 24 orëve të fundit nga COVID-19

15.08.2020

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 451 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 145 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv në Kosovë, këtë […]

Nëntë të vdekur brenda 24 orëve të fundit nga COVID-19 Foto: Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 451 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 145 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv në Kosovë, këtë lajm e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, përmes një njoftimi në faqen zyrtare.

Me nëntë rastet e konfirmuara sot nga IKSHPK numri i përgjithshëm i viktikmave të cilat e humbën betejën me virusin Korona ka arritur në 390.

Gjithashtu kujtojmë që sot janë shëruar edhe 144 pacientë.