Nëntë persona lëndohen në një aksident trafiku në rrugën rajonale Skënderaj-Klinë

28.06.2025

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në orët e paradites në rrugën rajonale Skenderaj-Klinë, ku si pasojë janë lënduar nëntë persona.

Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës për rajonin e Mitrovicës. Zëdhënësi Avni Zahiti tha për Telegrafin se aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:40 në segmentin rrugor në fshatin Kopiliq.

“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 10:40 në rrugën rajonale Skenderaj-Klinë, në segmentin rrugor në fshatin Kopiliq. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Përveç dëmeve materiale, lëndime kanë pësuar nëntë persona”, deklaroi Zahiti.

Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e të lënduarve, ndërsa policia ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet e aksidentit.