Nënshkruhet memorandum mes KGJK-së dhe Akademisë së Drejtësisë

19.09.2019

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skënder Çoçaj dhe U.D drejtorersha e Akademisë së Drejtësisë, Luljetë Hetemi, kanë nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit në mes të KGJK-së dhe AD-së. Bashkëpunimi në mes të dy institucioneve do të fokusohet në shkëmbimin e informatave dhe zbatimin e aktiviteteve lidhur me vlerësimin e nevojave për trajnime, përcaktimin e politikave […]

Nënshkruhet memorandum mes KGJK-së dhe Akademisë së Drejtësisë Foto: Ilustrim

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skënder Çoçaj dhe U.D drejtorersha e Akademisë së Drejtësisë, Luljetë Hetemi, kanë nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit në mes të KGJK-së dhe AD-së.

Bashkëpunimi në mes të dy institucioneve do të fokusohet në shkëmbimin e informatave dhe zbatimin e aktiviteteve lidhur me vlerësimin e nevojave për trajnime, përcaktimin e politikave trajnuese, zbatimin e programit të trajnimeve, pjesëmarrjen në trajnime, shkëmbimin e të dhënave për trajnimet e realizuara dhe pjesëmarrësit,  si dhe vlerësimin e ndikimit të trajnimeve.

KGjK do të angazhohet në vlerësimin e nevojave për trajnim të gjyqtarëve dhe stafit administrativ dhe të njoftoj AD-së me rezultatet e këtij procesi. Mes të tjerash, KGJK do të jap udhëzime dhe do të mbështesë Akademinë.

Nga ana tjetër, Akademia e Drejtësisë, do të angazhohet që të përfshijë KGJK-në në procesin e hartimit të programit të trajnimeve, të përfshijë propozimet e KGJK-së në këto programe dhe t’i jap informata KGJK-së sipas kërkesave dhe nevojës.