Nënshkruhen marrëveshjet mes Kosovës dhe Shqipërisë

02.10.2020

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti dhe homologu i tij shqiptar Edi Rama kanë nënshkruar marrëveshjet ndërqeveritare mes dy vendeve pas mbledhjes së zhvilluar ditën e sotme në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Marrëveshjet specifike janë nënshkruar më pas nga ministrat përkatës të dy qeverive. 14 marrëveshjet e nënshkruara mes dy qeverive: – Marrëveshje për Zbatimin […]

Nënshkruhen marrëveshjet mes Kosovës dhe Shqipërisë Foto: Ilustrim

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti dhe homologu i tij shqiptar Edi Rama kanë nënshkruar marrëveshjet ndërqeveritare mes dy vendeve pas mbledhjes së zhvilluar ditën e sotme në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Marrëveshjet specifike janë nënshkruar më pas nga ministrat përkatës të dy qeverive.

14 marrëveshjet e nënshkruara mes dy qeverive:

– Marrëveshje për Zbatimin e Lehtësirave të Ndërsjella në Procedurat Doganore të Kontrollit të Hyrje-Daljeve së Mallrave.

– Bashkëpunim në fushën e transportit hekurudhor

– Krijimi i fondit të përbashkët në mbështetje të Luginës së Preshevës

– Bashkëpunim dhe ndihmë të ndërsjellë në raste fatkeqësish Natyrore dhe fatkeqësive të tjera

– Bashkëpunim të ndërsjellë në fushën e sigurisë

– Marrëveshje për shmangien e Tatimit të dyfishtë mbi të Ardhurat dhe mbi Kapitalin si dhe për Parandalimin e Evazionit Fiskal

– Marrëveshje bashkëpunimi mes MF dhe Ministrise së Ekonomisë dhe Punësimit

– Krijimi i Korridorit Digjital 5G

– Themelimi i Ligës së Përbashkët të Basketbollit

– Platformë e përbashkët digjitale të Arsimit parauniversitar

– Kalendar i Përbashkët Kulturor vjetor

– Marrëveshje për bashkëprodhim të Filmit

– Memorandum bashkëpunimi mes Ministrive të Kulturës

– Marrëveshje për përballimin e Covid -19