Nënshkrimet e qytetarëve për tërheqjen e Trustit, KQZ-ja bën verifikimin e mbi 17 mijë sosh

09.08.2022

Ndërkaq, tashmë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur të bëjë verifikimin e nënshkrimeve të qytetarëve, ku po kërkohet ndryshimi i Ligjit për tërheqjen e një shume të caktuar të parave nga Trusti. Nga KQZ kanë bërë të ditur se deri tani kanë arritur të bëjnë verifikimin e 17 mijë e 197 nënshkrimeve të qytetarëve. […]

Nënshkrimet e qytetarëve për tërheqjen e Trustit, KQZ-ja bën verifikimin e mbi 17 mijë sosh Foto: SuharekaOnline

Ndërkaq, tashmë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur të bëjë verifikimin e nënshkrimeve të qytetarëve, ku po kërkohet ndryshimi i Ligjit për tërheqjen e një shume të caktuar të parave nga Trusti.

Nga KQZ kanë bërë të ditur se deri tani kanë arritur të bëjnë verifikimin e 17 mijë e 197 nënshkrimeve të qytetarëve.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi tha se 17,197 nënshkrues të peticionit janë qytetarë me të drejtë vote të Republikës së Kosovës.

“Pas procesit të verifikimit të listës së nënshkrimeve të peticionit, rezulton se 17,197 nënshkrues të peticionit janë qytetarë me të drejtë vote të Republikës së Kosovës”, bërë të ditur Elezi.

Ai tha se nënshkrimet janë verifikuar në bazë të listës së fundit të votuesve.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka verifikuar listën e nënshkrimeve në raport me listën e fundit të votuesve, e cila i takon Zgjedhjeve Lokale të 17 tetorit 2021 dhe të cilën e posedon KQZ-ja”, u shpreh ai.

Elezi tha se për verifikimin e nënshkrimeve, javën e kaluar e kanë njoftuar edhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcën.

“Lidhur me këtë, të enjten e javës së kaluar kemi informuar zyrtarisht Kryetarin e Kuvendit të Kosovë”, tha ai për Front Online.

Një iniciativë tjetër për ndryshimin e Ligjit për Trustin në Kuvendin e Kosovës është  iniciuar edhe nga deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, por nuk i mori votat e mjaftueshme.