Nënkryetarja e VV-së – Enver Hoxhajt: Ku e more vesh dje se Daçiqi ka shkuar në Sierra Leone?

03.03.2020

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje njëherish edhe nënkryetare e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci i ka shtuar disa pyetje deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhajt pasi që sot u bë i ditur lajmi se Sierra Lione e ka tërhequr njohjen ndaj shtetit të Kosovës. E pikërisht për këtë dje në seancën […]

Nënkryetarja e VV-së – Enver Hoxhajt: Ku e more vesh dje se Daçiqi ka shkuar në Sierra Leone? Foto: Ilustrim

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje njëherish edhe nënkryetare e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci i ka shtuar disa pyetje deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhajt pasi që sot u bë i ditur lajmi se Sierra Lione e ka tërhequr njohjen ndaj shtetit të Kosovës.

E pikërisht për këtë dje në seancën plenare, deputeti Enver Hoxhaj kishte folur për fushatën e Serbisë ndaj Kosovës.

Hoxhaj dje kishte deklaruar se ka informata se Daçiq ka shkuar në Sierra Lione.

Nagavci ka shkruar në Facebook se Hoxhaj duke folur për fushatën e njohjeve që Serbia është duke e bërë kundër Kosovës, e ka përmendur se ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka shkuar në Sierra Lione.

Nagavci ka kërkuar nga Hoxhaj që të jep sqarime se nga ku i mori lajmet për këtë temë, dhe se çka janë duke diskutuar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Ne seancën e djeshme plenare, z. Enver Hoxhaj duke folur për fushatën e Serbisë kundër Kosovës, deklaroi se kanë informata se Daçiq ka shkuar në Sierra Lione. Sot lexuam lajmin se ministri i jashtëm serb, Daçiq konfirmon se Sierra Leone ka tërhequr njohjen e Kosovës. Pyetja është nga i mori lajmet Enver Hoxhaj? Çfarë po bisedon Thaçi me Vuçiqin? Për kënd punojnë këta njerëz, për çfarë angazhohen vërtetë?”, ka shkruar Nagavci.