Nënkryetarja e VV-së: Deri në fund të javës, marrëveshja VV-LDK duhet të finalizohet

23.01.2020

Janë bërë më shumë se 3 muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku fituese doli Lëvizja Vetëvendosje në krye me Albin Kurtin duke lënë pas Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Partinë Demokratike të Kosovës (PDK). Menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve LVV dhe LDK kishin filluar takimet […]

Nënkryetarja e VV-së: Deri në fund të javës, marrëveshja VV-LDK duhet të finalizohet Foto: Ilustrim

Janë bërë më shumë se 3 muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku fituese doli Lëvizja Vetëvendosje në krye me Albin Kurtin duke lënë pas Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve LVV dhe LDK kishin filluar takimet mes grupeve punuese për të harmonizuar programin qeverisës, ku këto takime kishin rezultuar me sukses. Por, pastaj kishin filluar takimet mes lidershipit të LDK-së dhe atij të LVV-së për të ndarë ministritë dhe pozitat e tjera shtetërore dhe kështu në fund të nënshkruhet koalicioni qeverisës ose ndryshe koalicioni i “shpresës”.

Në një bisedë për gazetën  “Bota sot”, nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka folur për zhvillimet e fundit politike të cilat po e preokupojnë Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj, tash e më shumë se tre muaj që nga data 6 tetorit, kur edhe janë mbajtur zgjedhjet nacionale.

E pyetur për negociatat me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe mundësitë që të arrihet marrëveshje, Nagavci ka thënë se është optimiste dhe se në Lëvizjen Vetëvendosje janë të vullnetshëm që marrëveshja të arrihet.

Po ashtu Nagavci ka komentuar edhe ofertat e ndërsjella mes këtyre dy subjekteve politike, ku realisht e kanë një pikë të fortë tek e cila janë kapur LDK e VV, bëhet fjalë për postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, ku tashmë këtë pozitë e ka zënë Glauk Konjufca, i cili sipas Nagavcit kryetari i tanishëm i Kuvendit është emër i cili nuk i pengon askujt, pasi që është i pastër dhe se nuk ka ndonjë aryse që të shkarkohet, aq më tepër kur e kanë votuar gjithsej 75 deputetë të Kuvendit të Kosovës.

E pyetur nga BotaSot se sa është optimiste se do të arrihet marrëveshja në ditët e mbetura, ajo tha se e rëndësishme është se ne kemi harmonizuar tashmë programin qeverisës

“Unë mendoj se ajo që është e rëndësishme është se ne kemi harmonizuar tashmë programin qeverisës, jemi pajtuar në tërësi për programin, kemi pasur një vullnet deklarativ të shprehur edhe nga LDK, që ata janë të interesuar, angazhuar e përkushtuar për të gjetur një mënyrë pqë të arritur marrëveshjen. Unë mendoj, jam e prirur të shoh që fundi i javës, siç e përmendi z. Mustafa, e shpreh një gatishmëri të tyre që marrëveshja të finalizohet. Duhet të jemi të sinqertë dhe të themi se edhe ashtu jemi vonë, por jemi në kohë që të kemi një marrëveshje, shpresoj që i gjithë ai vullnet i shprehur në mënyrë deklarative, do të ec përpara”.

Po ashtu ajo u pyet nga kjo gazetë se nëse shkohet në zgjedhje, a besoni se do t’iu mirëkuptojnë qytetarët që nuk po hiqni dorë nga kryetari i Kuvendit. A ndjehet Vetëvendosje e ngarkuar moralisht, nëse për shkak të Glauk Konjufcës vendi shkon në zgjedhje?

Arbërie Nagavci: “Duhet ta kemi parasysh që çështja e z. Konjufca nuk ka të bëjë me atë si individ, deri më tani nuk ka asnjë zë të vetëm që kanë çfarëdo arsye për të na bindur që z. Konjufca nuk është personi i duhur në atë pozitë. Përtej kësaj, është fakt i pa mohueshëm që kryetari i Kuvendit u zgjodh me 75 vota, duke I përfshi edhe votat e LDK, prej asaj date, nuk kemi asnjë arsye e argument të fuqishme që të kërkonte që z. Konjufca të e lëshonte atë pozicion. Po flasim prej njërin ndër pozicionet më të rëndësishme shtetërore, duhet këtë ta kemi parasysh dhe duhet ta shohim si përgjegjësi që na janë besuar. Të tillë e sheh edhe z. Konjufca, ne jemi dhe vazhdojmë të jemi të angazhuar e përkushtuar për marrëveshje. Nëse shkojmë në zgjedhje kjo nuk është dëshira jonë, por jemi të gatshëm gjithmonë, pasi që duhet të përmbushim premtimet e dhëna për qytetarët”

E pyetur se a beson me të vërtetë në koalicionin me LDK-në, ajo tha se jam e sigurt që në LDK ka zëra e qëllime të ndryshme, por jam e prirur t’i besoj deklaratave zyrtare të LDK-së.

“Besimet e mia janë çështje të mia personale, ashtu sikurse që janë edhe të deklaratat e individëve të caktuar në LDK. Unë jam e sigurt që në LDK ka zëra e qëllime të ndryshme, por jam e prirur t’i besoj deklaratave zyrtare të LDK, e ajo që është deklaruar nga ta deri tani, është se janë të interesuar dhe përkushtuar që të arrijnë një qeverisje me VV. Deklaratat e individëve të caktuar brenda LDK-së, mbesin qëndrime të tyre personale, me të cilat mund të pajtohemi ose jo, por janë qëndrime krejt personale”.