Në Zvicër qytetarët po i raportojnë ata që nuk po e zbatojnë “karantinën”

10.08.2020

Tashmë dihet që udhëtarët që shkojnë në Zvicër nga vendet me “rrezik të lartë” duhet ti nënshtrohet një vetizolimi 10 ditor. Por për shkak që kontrollet janë të rralla disa nuk po e zbatojnë këtë. Autoritetet zvicerane kanë përpiluar një listë prej 42 shteteve, në mesin e të cilave gjendet edhe Kosova të cilësuara si […]

Në Zvicër qytetarët po i raportojnë ata që nuk po e zbatojnë “karantinën” Foto: Ilustrim

Tashmë dihet që udhëtarët që shkojnë në Zvicër nga vendet me “rrezik të lartë” duhet ti nënshtrohet një vetizolimi 10 ditor.

Por për shkak që kontrollet janë të rralla disa nuk po e zbatojnë këtë. Autoritetet zvicerane kanë përpiluar një listë prej 42 shteteve, në mesin e të cilave gjendet edhe Kosova të cilësuara si vende me “rrezik të lartë”

Sidoqoft autoritetet zvicerane në kantonet gjermano-folëse kanë zbuluar “mashtruesit” që nuk po e zbatojnë vetizolimin.

Si janë zbuluar këta “mashtrues”?

Kur mbërrijnë në Zvicër me aeroplan nga një vend me rrezik të lartë, çdo pasagjer duhet të plotësojë një kartë gjurmuese të kontaktit, duke treguar emrin, adresën dhe numrin e telefonit, shkruan SuharekaOnline.

Kartat mblidhen nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (FOPH) dhe shpërndahen në kantonet përkatëse.

Sipas Gundekar Giebel nga Departamenti i Shëndetit në Kantonin e Bernit, thuhet se gjatë bisedave telefonike me udhëtarët që do duhej të ishin në vetizolim janë dëgjuar zëra në sfond si të makinave, njerëzve përreth.

Por jo vetëm kaq! Gjithashtu ka raste ku edhe banorët përreth kanë lajmëruar rastet kur i kanë parë fqinjët e tyre që nuk janë në vetizolim, duke e ditur se më parë ishte me pushime.

Sipas Giebel teorikisht, ata mund të gjobiten deri në 10,000 franga. Sidoqoftë, autoritetet favorizojnë “qasjen diplomatike” para se të përdorin masa më të rrepta.

Kushdo që nuk zbaton kërkesat, së pari do të marrë një “urdhër karantine” nga zyra e kantonit mjekësor.

“Dhe nëse kjo nuk ndihmon, ne mund ta dërgojmë policinë,” tha Giebel, duke shtuar se “deri më tani, kjo nuk ka qenë e nevojshme”.