Në vitin 2019 janë regjistruar 10 mijë e 54 biznese, mbyllur 1 mijë e 774 biznese

25.01.2020

Vetëm gjatë vitit 2019 janë regjistruar rreth 10 mijë e 54 biznese ndërsa po gjatë këtij viti janë mbyllur rreth 1 mijë e 774 binzese. Mosdorëzimi i raporteve vjetore sipas të hyrave financiare dhe aktiviteti i ulët ekonomike si dhe ndryshimi i legjislacionit ose udhëzimeve administrative janë ndër shkaqet kryesore për mbylljen e bizneseve. Si […]

Në vitin 2019 janë regjistruar 10 mijë e 54 biznese, mbyllur 1 mijë e 774 biznese Foto: Ilustrim

Vetëm gjatë vitit 2019 janë regjistruar rreth 10 mijë e 54 biznese ndërsa po gjatë këtij viti janë mbyllur rreth 1 mijë e 774 binzese.

Mosdorëzimi i raporteve vjetore sipas të hyrave financiare dhe aktiviteti i ulët ekonomike si dhe ndryshimi i legjislacionit ose udhëzimeve administrative janë ndër shkaqet kryesore për mbylljen e bizneseve.

Si në vitet e kaluara edhe në vitin 2019 ka vazhduar trendi i regjistrimit dhe shuarjeve të bizneseve në Kosovës.

Ndërsa numri i bizneseve të shuara për një vit po konsiderohet të jetë shqetësues për ekonominë e vendit.

Drejtori i drejtorisë në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve(ARBK), Mehdi Pllashniku thotë për KosovaPress, se në vitin që lamë pas janë shuar 1 mijë e 774 biznese, prej tyre 11 kompani të huaja.

Pllashniku thotë se vetëm në muajin janar të këtij viti, 518 biznese janë regjistruar, ndërsa janë mbyllur 71 sosh.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës(OAK), Berat Rukiqi shprehet se në vendet tjera edhe mund të jetë shkallë më e ulët e bizneseve të shuara, mirëpo procedurat e falimentimit dhe mbylljes janë shumë më të rënda dhe kjo i dekurajon shumë bizneset që me hyrë në këto proceduara, përderisa në Kosovë nuk ka fare burokraci me i mbyllë bizneset.

Rukiqi thotë se bizneset për shkak të obligimeve, edhe për shkak të procedurave të caktuara marrin vendim për mbylljen e bizneseve.

Sipas të dhënave të ARBK-së në vitin 2018 ishin regjistruar 9 mijë e 967 biznese, ndërsa janë mbyllur 1 mijë e 890./KosovaPress/