Në vitin 2019, 53 ditë i janë dashur KQZ-së që të certifikojë rezultatin e zgjedhjeve
Zgjedhjet parlamentare të vitit 2019 i kanë marrë më së shumti kohë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të arritur deri te certifikimi i rezultateve të tyre. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur se kjo vonesë kishte ndodhur për shkak se në këto zgjedhje ka pasur numër të madh të vendvotimeve të rinumëruara. […]
Zgjedhjet parlamentare të vitit 2019 i kanë marrë më së shumti kohë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të arritur deri te certifikimi i rezultateve të tyre.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur se kjo vonesë kishte ndodhur për shkak se në këto zgjedhje ka pasur numër të madh të vendvotimeve të rinumëruara.
Sipas tij, rreth 90 për qind, apo 2254 nga 2547 vendvotime janë rinumëruar në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019.
E për këtë arsye këtij insituticoni i’u deshën rreth 53 ditë për certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve në vitin 2019.
Ndërkaq derisa në zgjedhjet e vitit 2014 KQZ-së i janë dashur 27 ditë nga dita e mbajtjes së zgjedhjeve e deri në certifikimin e rezultateve, në zgjedhjet e vitit 2017 kanë kaluar gjithsej 28 ditë nga dita e zgjedhjeve e deri në certifikimin e rezultateve.
Ndërkohë nga zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit deri më tani KQZ-ja ka marrë vendim për rinumërim të vetëm 12 vendvotimeve në nëntë komuna të Kosovës, proces ky i cili ka filluar dje në Qendrën për Rinumërim dhe Rezultate.