KPF-ja në Suharekë: Rregullorja për bursa ka pësuar ndryshime në të mirë të nxënësve dhe studentëve
KPF-ja ( Komiteti për Politikë dhe Financa ) në Suharekë, në takimin e parë të radhës për këtë vit ka diskutuar për këto pika të rendit të ditës: Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; Shqyrtimi i projekt-Rregullores për ndarjen e bursave për nxënës/e dhe studentë/e të Komunës së Suharekës. Shqyrtimi i projekt-vendimit për dhënien […]
KPF-ja ( Komiteti për Politikë dhe Financa ) në Suharekë, në takimin e parë të radhës për këtë vit ka diskutuar për këto pika të rendit të ditës: Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; Shqyrtimi i projekt-Rregullores për ndarjen e bursave për nxënës/e dhe studentë/e të Komunës së Suharekës.
Shqyrtimi i projekt-vendimit për dhënien e pëlqimit për të zhvilluar procedurat e konkurrimit të hapur për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës publike; Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e planit të veprimit për transparencën në Komunën e Suharekës për vitin 2019.
Informatë për aktivitetet e Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) për periudhën korrik-dhjetor për vitin 2018; Informatë për dhunën në familje në territorin e Komunës së Suharekës.
Pas debateve sidomos për pikën e dytë ku flitej për projekt-Rregulloren për ndarjen e bursave për nxënës/e dhe studentë/e të Komunës së Suharekës, ku u dhanë sqarime nga ana e drejtorit të Arsimit, e që u tha se Neni 8 dhe Neni 9 i rregullores së mëparshme ka pësuar ndryshime në të mirë të nxënësve dhe studentëve, më pas për të gjitha pikat u dha miratimi që të dalin në Kuvend në takimin e radhës që do të mbahet me 30 janar 2019.