Janë bërë më shumë se 3 muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku fituese doli Lëvizja Vetëvendosje (LVV) duke lënë pas Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).
Lëvizja Vetëvendosje më 20 Janar kishte propozuar Albin Kurtin mandatar për Kryeministër, ku presidenti Thaçi dekretin Presidencial me emrin e kandidatit për Kryeministër e kishte dërguar zyrtarisht në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Tashmë po afrohet afati i fundit kushtetues për bërjen e qeverisë së re.
Ndonëse po afrohet afati i fundit kushtetues, por ende Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje për bashkëqeverisje.
Analisti politik, Arton Demhasaj, tha për GazetaBlic, se në takimin e ardhshëm VV-LDK, ekziston mundësia që këto dy parti të arrijnë marrëveshjen.
Sipas Demhasajt, deri tek arritja e një marrëveshje mes VV-së e LDK-së, mund të vie pas “presionit” nga i dërguari special i SHBA-së, për bisedimet Kosovës-Serbi, Richard Grenell për Isa Mustafën e Albin Kurtin, se vendi duhet të shkojë para në zhvillim ekonomik por edhe vazhdimin e dialogut me Serbinë.
“Afati kushtetues për bërjen e qeverisë është deri më 4 shkurt, me sa kam informacione të dielën pritet me pasë një takim LDK-ja me VV-në dhe LDK-në kështu që ndoshta pritet me pasë zhvillime pozitive deri në arritjen e marrëveshjes së koalicionit, këtu ja shtoj edhe presionin që është bërë nga vizita e fundit dje, me këtë themi që Grenell ka marrë qëndrime poztive nga VV-ja dhe LDK-ja për çështjen e dialogut dhe arritjen e marrëveshjes, të dielën nëse mbahet takimi mundet me pasë një marrëveshje të koalicionit, nëse nuk merren vesh VV-ja me LDK-në at’herë VV-ja e ka edhe një javë tjetër për me pa alternativa tjera nëse don, nëse nuk don mundet me shku në Kuvend me formu qeverinë e pakicës, që nuk ja kasha rekomandu askujt një qeveri të tillë, po njëkohësisht mundet me dështu e pastaj presidenti me ia jepë dikujt tjetër mandatin që mundet me pasë prap alternative tjera me u kriju qeveria”, tha Demhasaj.