Në Suharekë i nxisin qentë të përleshen mes vete

Qytetarët në Kosovë ende vazhdojnë t’i përleshin qentë e tyre edhe pse kjo është e jashtëligjshme.

Në pamje të dërguara nga lexuesi i Gazetës Express, shihet se si disa persona shikojnë dhe filmojnë qentë teksa përleshen.

E kjo nuk po i le përshtypje as personave të tjerë të cilët ndodhen rreth tyre.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në fshatin Savrovë të komunës së Suharekës.

Përleshjet e qenve kanë ndodhur edhe më parë. Edhe pse ligji e ndalon rreptësishtë, qytetarët vazhdojnë që t’i rrezikojnë qentë e tyre, e madje në disa raste edhe deri në gjakosje. /Express/

RAPORTO