Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) që nga mbrëmja e djeshme kishte filluar numërimin e votave të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Deri tani në shumë komuna të Kosovës ka përfunduar i gjithë numërimi i votave ndërsa në 12 komuna ende nuk ka përfunduar komplet numërimi i votave.

Po ashtu edhe në Komunën e Suharekës nuk ka përfunduar ende numërimi i votave, ku deri më tani janë të numëruara 97,75% e votave.

Ndryshe në Suharekë deri më tani janë 25 mijë e 351 vota të vlefshme ndërsa numri i votave të pavlefshme është 831 vota.

Numri i vendvotimeve të përgjithshme është 89 të tilla. Po ashtu në këtë komunë është duke prirë me rezultat bindëse LDK me 9 mijë e 141 vota apo 36.06%.