Në Suharekë 3 raste të reja me COVID-19, 103 në tërë Kosovën

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i shoqëruar nga Drejtori i Policisë, Rashid Qalaj dhe shefi i departamentit të mikrobiologjisë, Dr.Xhevat Jakupi, kanë treguar rezultatet e 459 mostrave për COVID-19 të marra ditën e enjte.

Dr. Xhevat Jakupi shef i departamentit të mikrobiologjisë ka bërë të ditur se të enjten më 16 korrik nga 459 mostra të marra 103 kanë rezultuar pozitiv për covid-19 dhe 95 pacientë janë shëruar.

Dr. Jakupi gjithashtu ka treguar se në Komunën e Suharekës janë shënuar edhe tre raste pozitive me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Rastet janë nga këto komuna: Prishtina (28 raste), Podujeva (16 raste), Ferizaj (12 raste), Mitrovica (10 raste), Drenas (7 raste), Prizren (6 raste), Gjilan (5 raste), Vushtrria (5 raste), Fushë Kosova (5 raste), Shtime (4 raste), Suharekë (3 raste), Kaçanik dhe Skënderaj (1 rast).

Numri i rasteve aktive në vend është 2708. Ndërkohë numri i të shëruarve ka arritur në 2640.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.