Në Spitalin Rajonal në Prizren po trajtohen 62 pacient me COVID-19

04.11.2020

Pas rritjës së numrit të të infektuarve me COVID-19, kryetari i Komunës së Prizrenit ka vizituar Spitalin Rajonal në Prizren. Mytaher Haskuka ka njoftuar se sot ka vizituar Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku nga drejtori Afrim Avdaj, është njoftuar se momentalisht në këtë spital janë duke u trajtuar 62 persona të prekur me COVID-19. Gjithashtu, […]

Në Spitalin Rajonal në Prizren po trajtohen 62 pacient me COVID-19 Foto: Ilustrim

Pas rritjës së numrit të të infektuarve me COVID-19, kryetari i Komunës së Prizrenit ka vizituar Spitalin Rajonal në Prizren.

Mytaher Haskuka ka njoftuar se sot ka vizituar Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku nga drejtori Afrim Avdaj, është njoftuar se momentalisht në këtë spital janë duke u trajtuar 62 persona të prekur me COVID-19.

Gjithashtu, Haskuka ka njoftuar se nga dita e djeshme ekipet mjekësore të QKMF-së së Prizrenit janë duke kujdestaruar në pikën kufitare në Morinë.

Njoftimi i plotë:

Pas shtimit të numrit të të infektuarve me COVID-19, sot kam vizituar Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku nga drejtori Afrim Avdaj, u njoftova se momentalisht në këtë spital po trajtohen 62 persona të prekur me COVID-19.

Gjatë takimit u dakorduam që të vazhdojmë bashkëpunimin mes Komunës së Prizrenit dhe Spitalit Rajonal, në mënyrë që edhe këtë fazë ta tejkalojmë me sa më pak pasoja.

Me këtë rast dua t’ju njoftoj se nga dita e djeshme ekipet mjekësore të QKMF-së janë duke kujdestaruar në pikën kufitare në Morinë dhe se po ashtu kam marrë vendim për ri-formimin e Shtabit Emergjent Lokal, ku së bashku me akterët relevantë do t’i koordinojmë hapat e mëtutjeshme në drejtim të parandalimit të përhapjes së virusit.

Virusi është në mes nesh dhe aktualisht mundësia e infektimit është shumë e lartë! Andaj ju lutemi që t’i respektoni masat, sepse ky virus mund të luftohet vetëm nëse veprojmë së bashku!

Të mbulojmë gojën dhe hundën me maskë! Të mbajmë higjienën! Të ruajmë distancën!