Në Spitalin Rajonal të Prizrenit po trajtohen 119 pacientë me COVID-19

Drejtori i Spitalit të Prizrenit, Afrim Avdaj thotë se po përballen me numrin më të madh të pacientëve të infektuar me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë.

“Aktualisht në spitalin e përgjithshëm në Prizren janë të hospitalizuar 119 pacientë dhe pas pikut që kishim më 13 gusht me 104 pacientë, tani më jemi në zhvillime të reja ku kemi numrin më të madh të të hospitalizuarve nga Covid-19 pozitiv. Nga këta 119 pacientë, 12 janë në mjekimin intensiv qendror dhe pacientët tjerë janë në oksigjenoterapi”, tha Avdaj për RTV Dukagjini.

Avdaj gjithashtu ka treguar se në spitalin e Prizrenit aktualisht janë 7 mjekë të infektuar me Coronavirus

“Aktualisht kishim dy anesteziologë, fatmirësisht njëri sot është lëshuar në shtëpi derisa tjetri po mjekohet në mjekimin intensiv. I kemi shtatë mjekë pozitiv të konfirmuar, njëri në spital dhe të tjerët në mjekim shtëpiak”, theksoi ai.

Avdaj tutje ka treguar se aktualisht Spitali Rajonal i Prizrenit është i furnizuar për tu dalë në ndihmë pacientëve që trajtohen në këtë spital.

Egzon Sadikaj nga Sopija është diagnostifikuar me kancer dhe ka nevojë për ndihmën tuaj

Të nderuar njerëz të vullnetit të mirë, i riu Egzon Sadikaj nga fshati Sopijë e Suharekës është diagnostifikuar me kancer. Shërimi i tij kërkon trajtim jashtë shtetit të Kosovës.

“Janë kapacitete të mjaftueshme aktuale për tu dalë në ndihmë pacientëve”, tha Avdaj.

Gjithashtu drejtori i spitalit të Prizrenit tha se ky institucion posedon 560 shtretër dhe më rëndësi sipas tij është se kanë të instaluar edhe sistemin e oksigjenit qendrorë.

“Ne kemi rezervuarin prej 10 tonësh me oksigjen. Ky kapacitet plotëson nevojat për tre deri në katër ditë. Duke pasur parasysh problemin e komunave tjera mund të themi se qëndrojmë më mirë dhe se e kemi oksigjenin e lëngshëm që kushton shumë herë më lirë”, tha ndër të tjera Afrim Avdaj.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.