Në spitalet e Kosovës po trajtohen 765 pacientë të infektuar me COVID-19

12.04.2021

Numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë po vazhdon të jetë ende i lartë, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ku çdo ditë po raportohen qindra të infektuar me këtë virus. Poashtu, edhe numri i pacientëve të dyshuar dhe të konfirmuar me COVID-19, të […]

Në spitalet e Kosovës po trajtohen 765 pacientë të infektuar me COVID-19 Foto: Ilustrim

Numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë po vazhdon të jetë ende i lartë, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ku çdo ditë po raportohen qindra të infektuar me këtë virus.

Poashtu, edhe numri i pacientëve të dyshuar dhe të konfirmuar me COVID-19, të cilët po trajtohen në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme, vazhdon të jetë i lartë.

Sipas raportit të punës për datën 12 prill 2021, janë duke u trajtuar 937 pacientë, 765 raste janë të konfirmuara me Sars-Cov-2, 45 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore në njësitë intensive dhe 730 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë.

Ndërsa, në Spitalet Rajonale të Kosovës aktualisht po trajtohen 549 pacientë, prej të cilëve 433 janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19, nga këto spitale, ai i Prizrenit është më i ngarkuari, ku aktualisht janë duke u trajtuar 119 pacientë.

Njoftimi i plotë:

SHSKUK: 937 pacientë të shtrirë, 45 në gjendje të rëndë

Numri i pacientëve të dyshuar dhe të konfirmuar me COVID-19, të cilët po trajtohen në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme, vazhdon të jetë i lartë.Sipas raportit të punës për datën 12 prill 2021, janë duke u trajtuar 937 pacientë.

765 raste janë të konfirmuara me Sars-Cov-2, 45 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore në njësitë intensive, 730 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 388 pacientë:332, të konfirmuar me Sars Cov-219, në gjendje të rënduar333, me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:

Klinika Infektive, 118 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësia Sportive), 83 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 65 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 88 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 4 pacientë

Mjekimi Intensiv -COVID, 18 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 12 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 549 pacientë:

433- të konfirmuar pozitivë, 26- në gjendje të rënduar shëndetësore, 397- me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:

Spitali i Prizrenit, 119 pacientë

Spitali i Gjakovës, 82 pacientë

Spitali i Pejës, 99 pacientë

Spitali i Gjilanit, 114 pacientë

Spitali i Ferizajt, 70 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 46 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 19 pacientë