Në spitalet e Kosovës po trajtohen 735 pacientë të infektuar me COVID-19

13.04.2021

Numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë po vazhdon të jetë ende i lartë, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ku çdo ditë po raportohen qindra të infektuar me këtë virus. Poashtu, edhe numri i pacientëve të dyshuar dhe të konfirmuar me COVID-19, të […]

Në spitalet e Kosovës po trajtohen 735 pacientë të infektuar me COVID-19 Foto: Ilustrim

Numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë po vazhdon të jetë ende i lartë, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ku çdo ditë po raportohen qindra të infektuar me këtë virus.

Poashtu, edhe numri i pacientëve të dyshuar dhe të konfirmuar me COVID-19, të cilët po trajtohen në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme, vazhdon të jetë i lartë.

Sipas raportit të punës për datën 13 prill 2021, janë duke u trajtuar 902 pacientë, 735 raste janë të konfirmuara me Sars-Cov-2, 37 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore në njësitë intensive dhe 720 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë.

Ndërsa, në Spitalet Rajonale të Kosovës aktualisht po trajtohen 530 pacientë, prej të cilëve 421 janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19, nga këto spitale, ai i Prizrenit është më i ngarkuari, ku aktualisht janë duke u trajtuar 123 pacientë.

Njoftimi i plotë:

Në Klinikat e QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme po trajtohen 902 pacientë, thotë raporti i punës për datën 13 prill 2021.

735 raste janë të konfirmuara me Sars-Cov-2
37 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore
720 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë

Në QKUK janë të shtrirë 372 pacientë:
317, të konfirmuar me Sars Cov-2
14, në gjendje të rënduar
325, me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:
Klinika Infektive, 116 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësia Sportive), 80 pacientë
Klinika Infektive III ( Interno), 59 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 84 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 4 pacientë
Mjekimi Intensiv -COVID, 16 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 13 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 530 pacientë:
421- të konfirmuar pozitivë
23- në gjendje të rënduar shëndetësore
395- me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:
Spitali i Prizrenit, 123 pacientë
Spitali i Gjakovës, 68 pacientë
Spitali i Pejës, 99 pacientë
Spitali i Gjilanit, 105 pacientë
Spitali i Ferizajt, 68 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 47 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 20 pacientë