Në spitalet e Kosovës po trajtohen 700 pacientë të infektuar me COVID-19

14.04.2021

Numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë ditëve të fundit ka shënuar rënie të lehtë, duke e krahasuar me ditët e fundit të muajit mars. Me rënien e numrit të rasteve pozitive me COVID-19, ka rënë edhe numri i pacientëve të spitalizuar, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga SHSKUK-ja, raporton SuharekaOnline. […]

Në spitalet e Kosovës po trajtohen 700 pacientë të infektuar me COVID-19 Foto: Members of the University Clinical Center of Kosovo in protective gear walk past a sign reading "Ambulance For Coronavirus" at the University Clinical Center of Kosovo in Pristina on March 14, 2020. - Kosovo reported its first coronavirus (COVID-19) case on March 13, 2020, in a 22-year-old Italian woman and a 77-year-old Kosovar man, both recently returned from Italy. (Photo by Armend NIMANI / AFP)

Numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë ditëve të fundit ka shënuar rënie të lehtë, duke e krahasuar me ditët e fundit të muajit mars.

Me rënien e numrit të rasteve pozitive me COVID-19, ka rënë edhe numri i pacientëve të spitalizuar, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga SHSKUK-ja, raporton SuharekaOnline.

Bazuar në raportin e datës 14 prill 2021 për rastet e dyshuara dhe të konfirmuara me COVID-19, në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme po trajtohen 844 pacientë, prej tyre 700 raste janë të konfirmuara me Sars-Cov-2, 38 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 674 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë.

Ndërsa, në Spitalet Rajonale të Kosovës aktualisht po trajtohen 492 pacientë, prej të cilëve 397 janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19, nga këto spitale, ai i Prizrenit është më i ngarkuari, ku aktualisht janë duke u trajtuar 110 pacientë.

Njoftimi i plotë:

Bazuar në raportin e datës 14 prill 2021 për rastet e dyshuara dhe të konfirmuara me COVID-19, në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme po trajtohen 844 pacientë, 700 raste janë të konfirmuara me Sars-Cov-2, 38 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore, 674 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 352 pacientë: 303, të konfirmuar me Sars Cov-2, 16, në gjendje të rënduar, 309 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:

Klinika Infektive, 114 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësia Sportive), 70 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 52 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 83 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 3 pacientë

Mjekimi Intensiv -COVID, 19 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 11 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 492 pacientë: 397- të konfirmuar pozitivë, 22- në gjendje të rënduar shëndetësore, 365- me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:

Spitali i Prizrenit, 110 pacientë

Spitali i Gjakovës, 64 pacientë

Spitali i Pejës, 94 pacientë

Spitali i Gjilanit, 92 pacientë

Spitali i Ferizajt, 68 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 45 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 19 pacientë