Në spitalet e Kosovës po trajtohen 684 pacientë të infektuar me COVID-19

15.04.2021

Numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë po vazhdon të jetë ende i lartë, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ku çdo ditë po raportohen qindra të infektuar me këtë virus. Poashtu, edhe numri i pacientëve të dyshuar dhe të konfirmuar me COVID-19, të […]

Në spitalet e Kosovës po trajtohen 684 pacientë të infektuar me COVID-19 Foto: Ilustrim

Numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë po vazhdon të jetë ende i lartë, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ku çdo ditë po raportohen qindra të infektuar me këtë virus.

Poashtu, edhe numri i pacientëve të dyshuar dhe të konfirmuar me COVID-19, të cilët po trajtohen në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme, vazhdon të jetë i lartë.

Sipas raportit të punës për datën 15 prill 2021, janë duke u trajtuar 829 pacientë, 684 raste janë të konfirmuara me Sars-Cov-2, 41 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 656 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë.

Ndërsa, në Spitalet Rajonale të Kosovës aktualisht po trajtohen 481 pacientë, prej të cilëve 389 janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19, nga këto spitale, ai i Prizrenit është më i ngarkuari, ku aktualisht janë duke u trajtuar 109 pacientë.

Njoftimi i plotë:

Duke u bazuar në raportin e punës për ditën e sotme, 15 prill 2021, në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjitshme po trajtohen 829 pacientë.

684raste janë të konfirmuara me Sars-Cov-2
41 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore
656 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë

Në QKUK janë të shtrirë 348 pacientë:
295, të konfirmuar me Sars Cov-2
19, në gjendje të rënduar
297, me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:
Klinika Infektive, 114 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësia Sportive), 66 pacientë
Klinika Infektive III ( Interno), 51 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 81 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 3 pacientë
Mjekimi Intensiv -COVID, 21 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 12 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 481 pacientë:
389- të konfirmuar pozitivë
22- në gjendje të rënduar shëndetësore
359- me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:
Spitali i Prizrenit, 109 pacientë
Spitali i Gjakovës, 67 pacientë
Spitali i Pejës, 93 pacientë
Spitali i Gjilanit, 81 pacientë
Spitali i Ferizajt, 64 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 46 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 21 pacientë