Në spitalet e Kosovës po trajtohen 630 të infektuar me COVID-19

17.04.2021

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në klinikat COVID-19 të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme rajonale numri i pacientëve të spitalizuar ka shënuar rënie, krahasuar me ditët e kaluara. SHSKUK-ja ka bërë të ditur se duke u bazuar në raportin e punës të datës 17 prill, 2021, në […]

Në spitalet e Kosovës po trajtohen 630 të infektuar me COVID-19 Foto: Members of the University Clinical Center of Kosovo in protective gear walk past a sign reading "Ambulance For Coronavirus" at the University Clinical Center of Kosovo in Pristina on March 14, 2020. - Kosovo reported its first coronavirus (COVID-19) case on March 13, 2020, in a 22-year-old Italian woman and a 77-year-old Kosovar man, both recently returned from Italy. (Photo by Armend NIMANI / AFP)

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në klinikat COVID-19 të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme rajonale numri i pacientëve të spitalizuar ka shënuar rënie, krahasuar me ditët e kaluara.

SHSKUK-ja ka bërë të ditur se duke u bazuar në raportin e punës të datës 17 prill, 2021, në SHSKUK janë duke u trajtuar 737 pacientë, prej tyre 630 raste janë të konfirmuar me Sars-Cov-2, 47 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 577 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë, raporton SuharekaOnline.

Ndërsa, në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 435 pacientë prej të cilëve 376 të konfirmuar pozitivë, 19 në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 334 janë me oksigjeno-terapi.

Në bazë të këtyre të dhënave figuron që në Spitalin Rajonal të Prizrenit janë duke u trajtuar 64 pacientë.

Njoftimi i plotë:

COVID-19: 737 pacientë po trajtohen në ShSKUK

Numri i pacientëve të spitalizuar në klinikat COVID-19 të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme, ka shënuar rënie, krahasuar me ditët e kaluara. Referuar raporteve zyrtare nga këto njësi, të datës 17 prill 2021, në ShSKUK janë duke u trajtuar 737 pacientë. 630 raste janë të konfirmuarme Sars-Cov-2, 47 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore, 577 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 302 pacientë: 254, të konfirmuar me Sars Cov-2

28, në gjendje të rënduar

243, me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:

Klinika Infektive, 112 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësia Sportive), 57 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 33 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 68 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 4 pacientë

Mjekimi Intensiv -COVID, 19 pacientë + 8 në intensiven e Klinikës Infektive

Klinika e Pediatrisë, 5 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 435 pacientë: 376 të konfirmuar pozitivë, 19- në gjendje të rënduar shëndetësore, 334- me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:

Spitali i Prizrenit, 64 pacientë

Spitali i Gjakovës, 68 pacientë

Spitali i Pejës, 100 pacientë

Spitali i Gjilanit, 79 pacientë

Spitali i Ferizajt, 61 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 43 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 20 pacientë