Në spitalet e Kosovës po trajtohen 584 pacientë të infektuar me COVID-19

23.04.2021

Numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë po vazhdon të jetë ende i lartë, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ku çdo ditë po raportohen qindra të infektuar me këtë virus. Poashtu, edhe numri i pacientëve të dyshuar dhe të konfirmuar me COVID-19, të […]

Në spitalet e Kosovës po trajtohen 584 pacientë të infektuar me COVID-19 Foto: Ilustrim

Numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë po vazhdon të jetë ende i lartë, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ku çdo ditë po raportohen qindra të infektuar me këtë virus.

Poashtu, edhe numri i pacientëve të dyshuar dhe të konfirmuar me COVID-19, të cilët po trajtohen në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme, vazhdon të jetë i lartë.

Sipas raportit të punës për datën 23 prill 2021, janë duke u trajtuar 717 pacientë, 584 raste janë të konfirmuara me Sars-Cov-2, 36 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 564 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë.

Ndërsa, në Spitalet Rajonale të Kosovës aktualisht po trajtohen 426 pacientë, prej të cilëve 362 janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19 nga këto spitale, në atë të Prizrenit aktualisht janë duke u trajtuar 60 pacientë.

Njoftimi i plotë:

Në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës janë duke u trajtuar 717 pacientë, bazuar në raportet e datës 22 prill 2021, të klinikave COVID të QKUK-së, dhe spitalet e përgjithshme.

584 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë,
36 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore
564 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë

Në QKUK janë të shtrirë 312 pacientë

15 prej tyre në gjendje të rënduar
222 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë
241 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave

Klinika Infektive 106 pacientë
Klinika Infektive II ( mjekësia sportive) 58 pacientë
Klinika Infektive III ( Interno) 16 pacientë
Klinika e Pulmologjisë me 80 pacientë
Mjekimi Intensiv -COVID, 17 pacientë + 4 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive
Klinika e Pediatrisë, 12 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 2 paciente

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 426 pacientë

21 prej tyre në gjendje të rënduar
362 të konfirmuar pozitivë
323 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit, 60 pacientë
Spitali i Gjakovës, 70 pacientë
Spitali i Pejës, 93 pacientë
Spitali i Gjilanit, 79 pacientë
Spitali i Ferizajt, 59 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 44 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 21 pacientë