Në SHSKUK po trajtohen 103 pacientë me Covid-19, 15 prej tyre në Spitalin e Prizrenit

29.09.2020

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) njofton se në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale aktualisht janë duke u trajtuar 175 pacient për COVID-19. Sipas njoftimit të SHSKUK thuhet se 103 pacient të konfirmuar pozitiv me COVID-19. Në QKUK aktualisht janë duke u trajtuar 57 pacient të konfirmuar me COVID-19 […]

Në SHSKUK po trajtohen 103 pacientë me Covid-19, 15 prej tyre në Spitalin e Prizrenit Foto: Ilustrim

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) njofton se në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale aktualisht janë duke u trajtuar 175 pacient për COVID-19.

Sipas njoftimit të SHSKUK thuhet se 103 pacient të konfirmuar pozitiv me COVID-19.

Në QKUK aktualisht janë duke u trajtuar 57 pacient të konfirmuar me COVID-19 ndërsa, në spitalet rajonale janë duke u trajtuar 46 pacient.

Në spitalin rajonal të Prizrenit janë duke u trajtuar 15 pacient pozitiv me COVID-19, sipas njoftimit ky spital është duke trajtuar më së shumti pacient të infektuar me virusin Korona.

Ndërsa, numri më i madh i pacientëve po trajtohen në Klinikën Infektive, gjithsej 55, ndërsa 45 të tjerë po trajtohen në Klinikën e Pulmologjisë, 7 në Klinikën e Anestezionit dhe 8 pacientë në Klinikën e Pediatrisë.

Sipas njoftimit, 6 pacientë janë të vendosur në respiratorë, 6 në CPAP, ndërsa 107 të tjerë po trajtohen me oksigjenoterapi.