Në shkollë, nesër ora e parë e mësimit i kushtohet pavarsisë së Kosovës

Nesër në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës, ora e parë e mësimit do t’i kushtohet historikut të pavarësisë të Kosovës.

Këtë vendim e morri Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi.

“Ora e parë e mësimit t’i kushtohet historikut të pavarësisë së Republikës së Kosovës, sakrificës së popullit shqiptar dhe kontributit të bashkësisë ndërkombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.

“Këtë vendim, ministri Bytyqi e ka marrë në prag të 11 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, me qëllim të zgjerimit të njohurive të nxënësve për këtë ngjarje të rëndësishme”, shkruhet në komunikatën e lëshuar nga MASHT.

RAPORTO