Në sektorin e hotelerisë e turizmit mbetën pa punë 30 mijë persona, Sogojeva paralajmëron protesta

05.02.2021

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva ka thënë se në këtë sektor kanë mbetur pa punë rreth 30 mijë persona. Sogojeva për EkonomiaOnline ka thënë se nga 200 milionë euro që janë ndarë në emër të rimëkëmbjes ekonomike, është e pakuptimtë që vetëm 3 milionë euro të destinohen për këtë sektor. Ai […]

Në sektorin e hotelerisë e turizmit mbetën pa punë 30 mijë persona, Sogojeva paralajmëron protesta

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva ka thënë se në këtë sektor kanë mbetur pa punë rreth 30 mijë persona.

Sogojeva për EkonomiaOnline ka thënë se nga 200 milionë euro që janë ndarë në emër të rimëkëmbjes ekonomike, është e pakuptimtë që vetëm 3 milionë euro të destinohen për këtë sektor.

Ai tha se kjo odë ka refuzuar mjetet e ndara prej 3 milionë eurove për këtë sektor.

“Pas një takimi që patëm me ministrinë e Tregtisë ne u informuam për së afërmi se sa mjete do t’i ndahet sektorit të gastronomisë, turizmit, hotelerisë dhe pamë se janë të caktuar vetëm 3 milionë. Komisioni i tyre që është formuar nëse i përpjesëtojmë me numrin e bizneseve që i takojnë kësaj veprimtarie ka dalë vetëm 175 euro dhe kjo është e pakuptimtë, andaj nuk mund ta pranojmë këtë dhe u dakorduam që të kemi takim me kryeministrin në detyrë dhe në atë 200 milionëshin që është për rimëkëmbje ta marrim një pjesë të cilit i takon këtij sektori që ka qenë më i dëmtuari”.

“Humbjet janë shumë të mëdha sepse ka qenë ndër sektorët më të atakuar për shkak të masave që janë ndërmarrë deri më sot edhe pse këto masa edhe në qeverinë e parë dhe të dytë janë shpallë antikushtetuese. Prej 30 mijë punëtorëve që janë në këtë sektor diku 50% punëtorë kanë humbur vendet e punës”.

Sogojeva theksoi se gjithmonë kanë reaguar sa i përket ndalimit të dasmave. Ndërsa tani ai thotë se partitë politike po i tubojnë me mijëra qytetarë nëpër salla, e hotele duke shkelur çdo masë që është vendosur nga Qeveria e Kosovës.

Sogojeva tha se do të kërkojnë atë që u takon, ndryshe nuk ka përjashtuar edhe protestat.

A e dini çka është KODI 95?
Voto