Në qytetet me numër të madh të të infektuarve do të kufizohet lëvizja nga 21:00-05:00

Në një konferencë për media, Hoti ka njoftuar se në qytetet me numër të madh të të infektuarve me Covid-19, do të kufizohet lëvizja e qytetarëve nga ora 21:00 deri në 05:00.

Sipas Hotit, qytetet që kanë numrin më të madh të të infektuarve janë: Prishtina, Prizreni, Ferizaj dhe Vushtrria.

Gjithashtu Hoti ka thënë se nga sot edhe gastronomisë i ndalohet puna nga ora 21:00 deri në ora 05:00, dhe shërbimi lejohet vetëm takeaway ose në hapësira të jashtme.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.