Në QKUK dhe spitalet rajonale po trajtohen 440 raste me COVID-19, 41 në gjendje të rëndë

Në Qendrën Klinike Universitare të Koovës dhe spitalet rajonale, po trajtohen 440 pacientë me Covid-19 pozitiv.

Në Klinikë Infektive janë të shtrirë 102 raste me Covid-19 pozitiv, në pulmologji 69 pacientë Covid-19 pozitiv, kurse në mjekësinë sportive janë të shtrirë 25 pacientë me Covid-19 pozitiv, në neurologji 20 dhe në pediatri 1 pacientë. ​

Në Spitalin Rajonal të Prizrenit po trajtohen 61 pacientë me COVID-19, në Gjakovë 27, në Pejë 33, në Ferizaj 33, në Gjilan 32, në Vushtrri 37.

Nga pacientët 41 janë në gjendje të rëndë, prej tyre 14 në respiratorë e 27 me maskë CPAP. Në oksigjenoterapi janë 419 pacientë.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.