Në Prizren arrestohen avokati dhe zyrtari gjyqësor për “Ushtrim ndikimi”, i treti prezantohej si zyrtar i MPB-së

para 22 dite

Dy nga tre personat e arrestuar sot në Prizren nën dyshimin për përfshirje në veprën penale “Ushtrim i ndikimit” janë identifikuar si një avokat me veprimtari në këtë qytet dhe një zyrtar në Gjykatën Themelore të Prizrenit.

Në Prizren arrestohen avokati dhe zyrtari gjyqësor për “Ushtrim ndikimi”, i treti prezantohej si zyrtar i MPB-së

Personi i tretë i përfshirë në këtë operacion dyshohet se është prezantuar si zyrtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB).

Operacioni për kapjen e tyre është zhvilluar nga Prokuroria Themelore në Prizren, nën udhëheqjen e kryeprokurorit Petrit Kryeziu, duke përdorur masa të fshehta të hetimit dhe vëzhgimit.

Sipas informacioneve nga hetimet, njëri prej të dyshuarve është kapur në flagrancë teksa i kishte premtuar një qytetari se, në këmbim të një shume të konsiderueshme parash, do të ndërhynte për lirimin nga paraburgimi të një personi tjetër, i cili ishte i dyshuar për veprën penale të fajdes.

Etiketat

Ofertat e fundit