Në pikat kufitare të Kosovës me Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, po kërkohet test negativ për Covid-19

09.07.2020

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar në tri pika kufitare të daljes nga Kosova, po kërkohet testi negativ për Covid-19. Sipas një tabele të publikuar nga Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, i cili përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë të ditur se pika kufitare në Glloboqicë, Kullë dhe Han i Elezit, pra […]

Në pikat kufitare të Kosovës me Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, po kërkohet test negativ për Covid-19 Foto: Ilustrim

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar në tri pika kufitare të daljes nga Kosova, po kërkohet testi negativ për Covid-19.

Sipas një tabele të publikuar nga Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, i cili përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë të ditur se pika kufitare në Glloboqicë, Kullë dhe Han i Elezit, pra pikat kufitare të Kosovës me Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, po kërkojnë test negativ për koronavirus, transmeton SuharekaOnline.

Kujtojmë se Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj, ka komentuar propozim-vendimin e Maqedonisë së Veriut që të kërkohet testi negativ për Covid-19 për qytetarët që kalojnë kufirin. 

“Nuk isha në dijeni që po shqyrtohet kjo cështje nga pala tjetër. E padrejtë të na kërkohet testi nga Maqedonia e Veriut”, ka thënë ai.