Qeveria e Kosovës do të mbajë sonte një mbledhje në orët e vona të mbrëmjes.

Me fillim nga ora 20:00 parashihet që ministrat e Qeverisë Kurti të mblidhen për të zhvilluar mbledhjen e radhës.

“Sonte, në ora 20:00, Qeveria e Republikës së Kosovës mban mbledhje të jashtëzakonshme, me të vetmen pikë diskutimi: Shqyrtimi i propozim-vendimit për masat parandaluese në funksion të mbrojtjes nga Coronavirus Covid-19”, ka njoftuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.