Në ora 00:00 taksa 100% zëvendësohet me reciprocitet

31.03.2020

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë vendim që të hiqet taksa dhe të vendoset reciprociteti. Kështu u bë e ditur përmes një konferencë për media nga Kurti. Ky vendim mbetet në fuqi deri më 15 qershor, deri atëherë mund të shofim si ka ecur mbarëvajtja e këtij vendimi. “Me Bosnjën e heqim tarifën pa […]

Në ora 00:00 taksa 100% zëvendësohet me reciprocitet Foto: Ilustrim

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë vendim që të hiqet taksa dhe të vendoset reciprociteti.

Kështu u bë e ditur përmes një konferencë për media nga Kurti.

Ky vendim mbetet në fuqi deri më 15 qershor, deri atëherë mund të shofim si ka ecur mbarëvajtja e këtij vendimi.

“Me Bosnjën e heqim tarifën pa asnjë shtesë tjetër. S’duam që Bosnjën ta trajtojmë njësoj. Edhe ajo vuan njësoj si ne. Në këtë kuptim jemi të bindur që veprimi ynë ndaj Bosnjës do të has në mirëkuptimin e popullsisë atje, por duam edhe që instuticionet ta pasojnë këtë me heqjen e vizave mes Kosovës dhe Bosnjës”, bëri të ditur ai në një konferencë për media.