Në mungesë kuorumi shtyhet seanca e Kuvendit, nuk mbahen 2 interpelancat e Hotit

Nënkryetarja e Kuvendit, Arberie Nagavci ka ndërprerë seancën plenare të Kuvendit e sotme në mungesë kourumi.

Në sallë ishin të pranishëm vetëm 44 deputetë.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së Arben Gashi ka inistuar që deputetët që të qëndrojnë në sallë.

“Po më çuditni me këto deklarata jo kolaicioni, deputetët kanë për të detyrë të vijnë në Kuvend. Mos i ngatërroni gjërat, koalicioni çështjet e veta duhet t’i shtyjë përpara, por Kuvendi vendos prandaj i refuzon ose jo, nuk mundeni me abuzu kështu prej pozitës së kryesueses së Kuvendit”, tha Gashi

Mirëpo kjo siç konstatoj Nagavci nuk mund të bëhej.

Egzon Sadikaj nga Sopija është diagnostifikuar me kancer dhe ka nevojë për ndihmën tuaj

Të nderuar njerëz të vullnetit të mirë, i riu Egzon Sadikaj nga fshati Sopijë e Suharekës është diagnostifikuar me kancer. Shërimi i tij kërkon trajtim jashtë shtetit të Kosovës.

Ndërsa deputeti i Vetëvendosjes Hekuran Murati, tha se mospjesëmarrja e deputetëve tregon se ky koalicioni nuk ka ligjshmëri, e as legjitimitet.

Në rend të ditës ishin paraparë dy 2 interpelanca të kryeministrit Hoti dhe 12 pika të tjera.

Ndërsa Nagavci theksoi se kurdo që do të vazhdohet kjo seanca kryesia e Kuvendit do t’i mbaj të informuar deputetët.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.