Në Mitrovicë përurohet obelisku me shkronjat UÇK

30.12.2023

Dita e Veteranëve të luftës së UÇK-së në Mitrovicë, u shënua me zbulimin obeliskut i cili bart shkronjat e UÇK-së. Në ceremoninë e përurimit të obeliskut të pranishë ishin, kryetari i komunës, z. Bedri Hamza, nënkryetari, z. Arian Tahiri, drejtorë komunal, asamblistë, përfaqësues të Shoqatave të Dalura nga Lufta, përfaqësues të Forcave të Sigurisë së […]

Në Mitrovicë përurohet obelisku me shkronjat UÇK Foto: Ilustrim

Dita e Veteranëve të luftës së UÇK-së në Mitrovicë, u shënua me zbulimin obeliskut i cili bart shkronjat e UÇK-së.


Në ceremoninë e përurimit të obeliskut të pranishë ishin, kryetari i komunës, z. Bedri Hamza, nënkryetari, z. Arian Tahiri, drejtorë komunal, asamblistë, përfaqësues të Shoqatave të Dalura nga Lufta, përfaqësues të Forcave të Sigurisë së Kosovës, përfaqësues të Policisë së Kosovës, familjarë të dëshmorëve dhe shumë qytetarë.

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza u shprehu falënderues për të gjithë ata që kanë kontribuar në lirinë e Kosovës dhe shprehu krenarinë për përpjekjen e përbashkët në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës mbetet projekti më i rëndësishëm politik e ushtarak për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës” u shpreh kryetari Hamza.

Kjo ceremoni u organizua për të përkujtuar dhe nderuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve të luftës për lirinë dhe pavarësinë e popullit të Kosovës.

Obelisku me shkronjat UÇK do të shërbejë si një simbol i përhershëm i kujtesës për luftën dhe përpjekjet për liri dhe drejtësi.