Në mbrëmjen e djeshme 3 grabitje me armë në Kosovë
Policia e Kosovës, ka njoftuar se në mbrëmjen e djeshme kanë ndodhur 3 grabitje me armë dhe një grabitje në tentativë. Para disa dite në komunën e Istogut gjatë një grabitje të një banke, mbet i vdekur një polic me emrin Izet Demaj dhe grabitësi mbet i vrarë me emrin Kamer Metaj, ndërsa Policia njofton […]
Policia e Kosovës, ka njoftuar se në mbrëmjen e djeshme kanë ndodhur 3 grabitje me armë dhe një grabitje në tentativë.
Para disa dite në komunën e Istogut gjatë një grabitje të një banke, mbet i vdekur një polic me emrin Izet Demaj dhe grabitësi mbet i vrarë me emrin Kamer Metaj, ndërsa Policia njofton se që nga ajo ditë janë duke ndodhur shumë grabitje.
Po ashtu, Policia njoftoi se dje në orët e mbrëmjes në rrugën ‘Isa Kastrati’ në Prishtinë ka ndodhur një grabitje, ku Policinë e Kosovës e njoftuan dy puntore arkëtare për grabitje, në atë grabitje thuhet se kanë qenë pesë pjesmarrës të maskuar ku 4 ishin të armatosur me thika ndërsa 1 grabitës ishte i armatosur me revole. Në atë marketë janë vjedhur të hollat nga arka e marketit, shuma e atyre të hollave nuk dihet ndërsa grabitësit kanë ikur në këmbë në drejtim të panjohur.
Grabitje e dytë ka ndodhur mbrëmë në rrugën ”Dardania” në Fushë Kosovë, ku dy persona të dyshuar e të maskuar, të armatosur me armë të shkurta, nën kërcënimin e armës kanë grabitur të hollat nga arka e marketit, dhe janë larguar në drejtim të pa njohur.
Kurse rasti i tretë ka ndodhur në rrugën ”Zahir Pajaziti” në Podujevë, ku një punëtor-kamerier në një fast food, ka njoftuar se derisa po kthehej nga puna në shtëpi, një person i dyshuar dhe i pa njohur në kokë mbante një kapelë dhe një shall mbështjell për fytyrë e kishte sulmuar duke e futur në një rrugë të pa ndriçuar me ç’rast kishte arritur ti grabis para të gatshme të pazarit ditor, dhe të largohet në këmbë në drejtim të pa njohur.
Kurse një tentim grabitje ka ndodhur në Rahovec, ku sipas 2 puntorëve të sigurimit në objektin e një marketi, katër persona të dyshuar e të maskuar nën kërcënimin e armëve të gjata, kanë depërtuar brenda me forcë përmes dyerve kryesore të marketit por nuk kanë arrit të kryejnë grabitjen. Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të pa njohur me një automjet me tabela huaja. Nuk raportohet për të lënduar.