Kolona të gjata nëpër pompa të derivateve. Për tu furnizuar me derivate pasi që ka rënë çmimi i naftës.
Por, në krahasim me vitet e kaluara, çmimet e derivateve këtë vit, po vlerësohen prej me të ulëtave që kanë qenë ndonjëherë në vend.
Çmimi për një litër naftë në këtë kohë, është nga 79 deri në 85 cent.
E çmim përafërsisht të njëjtë, ka edhe benzina.
Këtë rënie të çmimit të derivateve në këtë kohë, po e mirëpresin qytetarët, raporton T7.
Por, me këto çmime të ulëta, duket që kosovarët nuk do të shërbehen edhe për shumë kohë.
Nga Shoqata e Naftëtarëve, thonë që në ditët e ardhshme, pritet të ketë një ngritje të çmimeve