Bizneset Vende Pune Ofertat

Në Kosovë për 12 muaj 263 plaçkitje shtëpitë, dyqanet e bankat

Në Kosovë për 12 muaj 263 plaçkitje shtëpitë, dyqanet e bankat

09.01.2019 Lajme

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!

Viti 2018 në Kosovë, ishte viti i plaçkitjeve ku më së shumti ka pasur raste të grabitjeve të armatosura. Sipas disa të dhënave nga Policia e Kosovës, përgjatë vitit 2018 njoftuan se kanë qenë 263 raste të grabitjeve, duke e përfshirë edhe muajin Dhjetor ku në komunën e Istogut gjatë një grabitje mbeti i vdekur një polic dhe një grabitës.

Ky avaz i grabitjeve është duke vazhduar edhe në fillimin e vitit 2019, ku në ditën e Hënë, në një kompani private në Pejë ishte cak i grabitjes nga një grabitës i panjohur i cili ende ndodhet në arrati, sipas disa njoftimeve grabitësi ishte i maskuar dhe i armatosur, ku kjo grabitje cilësohet grabitje e armatosur dhe në atë objekt ka grabitur rreth 95 Euro.

Por, vetëm ky rast nuk është i vetëm ditëve të fundit janë duke ndodhur edhe grabitje të tjera ku grabitjet më të mëdha janë duke ndodhur në shtëpitë private, në banka dhe në dyqane, ku më së shumti grabitësit po plaçkitin telefonat apo çantat e krahut.

Policia e Kosovës njoftoi Gazetën Express për statistikat e grabitjeve se sa grabitje kanë ndodhur dhe janë paraqitur në Polici. Dhe në Zyrën për Informim nga Policia e Kosovës thuhet se: “Në 2018 (1 janar- 30 nëntor) janë evidentuar 263 raste të tilla. Grabitja si vepër penale kryhet në rrethana të ndryshme. Grabitësit kanë pasur caqe të ndryshme si biznese, banka, shtëpi banimi e edhe grabitjen e gjësendeve nga dora apo krahu (grabitje të telefonave apo çantave të krahut)”.

Ndërsa, Qyteti që ka pasur më së shumti raste të grabitjeve ishte Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina ku gjithësej janë kryer 77 raste të grabitjeve.

“Rastet më të shumta të grabitjeve gjatë vitit 2018 kanë ndodhur në rajonin e Prishtinës. 77 raste te grabitjeve, 12 raste tentim grabitje, prej tyre 56 raste me Kallëzim Penal janë dërguar me kryerës te njohur në organe të drejtësisë,  37 persona janë arrestuar si të dyshuar, 10 persona të dyshuar , të identifikuar gjenden ne arrati”, thonë nga PK’ja.

Muaji Dhjetor, ndodhi një rast i grabitjes në Istog ku u trondit i gjithë vendi, ku një grabitës i quajtur Kamer Metaj ka hyrë i armatosur në bankë për ta plaçkitur atë, ndërkohë përmes një përleshje mes një policit dhe grabitësit, mbeti i vrarë polici Izet Demaj ku më pas mbeti i vdekur edhe grabitësi.

New Born Agency Tjera Rruga Xhavit Sylaj, Suharekë,
Kosovë
SuharekaOnline Media Rr. Brigada 123, pn, 23000 Suharekë,
Kosovë
Kompania e pastrimit JOKER Tjera Suharekë,
Kosovë
Luli Market Tjera Rr. Mbreti Agron, Gjinoc,
Kosovë
Arkitekturë dhe Dizajn
Architecture/ Interior Design
Suharekë4 vende101 ditë

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.

New Born Agency

Fluturime direkte nga Ljublana në Prishtinë dhe anasjelltas!

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë